Më shumë se 14,000 qytetarë në Iran janë arrestuar kundër protestave të zhvilluara kundër regjimit. OKB ka paralajmëruar se përdorimi i dhunës ndaj përdoruesve duhet të ndalet.
Ndërkohë këto janë demonstratat më të mëdha të mbajtura në historinë e vendit. Revoltimi i qytetarëve erdhi pas vdekjes së 22-vjeçares kurde Mahsa Amini e cila vdiq më 16 shtator në paraburgim në Teheran pasi u arrestua nga policia.
Gjatë dy muajsh protestash në Iran, 416 persona kanë humbur jetën, duke përfshirë 51 fëmijë , sipas organizatës joqeveritare të Iranit për të Drejtat e Njeriut (IHR) me bazë në Norvegji.
Kjo valë protestash është e paprecedentë në shtrirjen dhe natyrën e saj, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
/abcnews.al