Përpjekja e Klerikevë Bektashianë për Pavarësinë e Shqipërisë u vu në qendër të konferencës jubilare për 110 vite shtet i pavarur. Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj, u bën thirrje të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi nënvizon kontributin e bektashinjëve për hapjen e shkollave shqipe dhe pavarësinë e vendit.
Në konferencën “Bektashizmi dhe Pavaresia” në selinë e Kryegjyshatës Botërore morën pjesë përfaqësues të Komuniteteve Fetare të Shqiperisë, studiues dhe besimtarë.
Pjesëmarrësit u njohën me figurat e shquara nëpërmjet një ekspozite me dokumente dhe artefakte. /abcnews.al/