Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Situata me zjarret/ “Mbrojtja”: 6 vatra ende aktive. FA, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të angazhuar në shuarjen e flakëve

schedule14:49 - 18 Gusht, 2026

schedule 14:49 - 18 Gusht, 2026

Nëntë vatra zjarri janë regjistruar në vend deri në orën 14:00 të 18 gushtit, ndërsa gjashtë prej tyre vijojnë të jenë aktive.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një vatër është nën kontroll dhe dy të tjera janë në monitorim.

Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjet në terren, ndërsa Forcat e Armatosura janë angazhuar me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.



Në Dajt të Tiranës vijon operacioni për izolimin e zjarrit, me 50 efektivë të FA dhe një helikopter. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Gurë-Lurë të Dibrës, zjarri është izoluar falë korridoreve të hapura, ndërsa operacioni i shuarjes vijon me 30 efektivë të FA dhe dy avionë Air Tractor.

Në Qafë Helmës, zjarri është fikur në krahun e Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës. Në Bruç të Matit vijon operacioni në terren të vështirë, ndërsa në Lufaj të Mirditës vatra mbetet aktive me intensitet të ulët.

Edhe në Tërbun të Pukës vijon ndërhyrja me forca të shumta tokësore dhe ajrore. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin dhe koordinimin me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!