Shokon Southgate: Nuk duhet të merren shembuj të tillë. Jemi kthyer në shënjestrën e arbitrave

schedule10:54 - 23 Nëntor, 2022

schedule 10:54 - 23 Nëntor, 2022

Trajneri i Kombëtares së Anglisë Gareth Southgate ka ngritur disa akuza të forta, për mënyrën e arbitrimit ndaj lojtarëve anglez gjatë Botërorit që po zhvillohet në Katar.
“Ajo që më shqetëson është se ne jemi përdorur, si shembull në videon e arbitrave”,- tha tekniku i “3 luanëve”, duke iu referuar kështu video-n e shfaqur nga FIFA, ku si shembull diskutimi ishte një fragment nga goli i Harry Maguire, në ndeshjen Shqipëri – Angli, ku ishullorët fituan me rezultatin 5-0.

Në komunikatën e tyre Federata e Anglisë beson se shembujt duhet të paraqesin lojtarë nga vende, jo të Kupës së Botës për të mohuar mundësinë që ata të ndikojnë në mendimin e gjyqtarëve për lojtarë dhe ekipe të caktuara.

“Kur Maguire u rrëzua nga Cesmi, prisja një penallti. Ajo që na treguan, na thanë se do të ishte një penallti e sigurtë.”,- u shpreh trajneri i ishullorëve. Ndërkaq për penalltinë e akorduar për Iranin, tekikun Southgate tha se,- “Ndoshta ka pasur disa tërheqje fanelle, duhet të jemi më të kujdesshëm për këtë. Por unë jam pak i shqetësuar se ne ishim shembull”.
Vlen për tu theksuar se 9 nga 12 golat e anglezëve në Kupën e Botës 2018 kanë ardhur nga situata të tilla (4 nga këndi, 3 nga pika e bardhë e penalltisë dhe 2 nga goditje dënimi)./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!