Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, ka reaguar për situatën në Iran pas protestave dhe trazirave të shumta, sipas CNN.
“50 fëmijë janë humbur jetën në trazirat publike në Iran”, sipas një raporti të UNICEF.
UNICEF në një deklaratë zyrtare ka bërë me dije se situata është shqetësuese. Kjo vjen pasi trazirat në Iran kanë vazhduar për më shumë se dy muaj.
“UNICEF mbetet thellësisht i shqetësuar nga raportet e fëmijëve që vriten, plagosen dhe ndalohen”, thuhet në deklaratë.
Republika Islamike po përballet me një nga trazirat më të mëdha dhe të paprecedentë pas vdekjes së Mahsa Amini, një vajze kurde iraniane 22-vjeçare e arrestuar nga policia, pasi dyshohet se nuk mbante hixhabin siç duhet.
Të paktën 378 njerëz janë vrarë që nga fillimi i demonstratave, sipas një grupi iranian të të drejtave të njeriut.
/abcnews.al