Ukrainasit ka të ngjarë të vuajnë nga ndërprerja e energjisë deri në 2023

schedule08:21 - 22 Nëntor, 2022

schedule 08:21 - 22 Nëntor, 2022

Ukrainasit kanë gjasa të vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike të paktën deri në fund të marsit, sipas një deklaratë të kreut të një furnizuesi kryesor të energjisë, pasi qeveria filloi evakuimet për njerëzit në Kherson në rajone të tjera.

Gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është dëmtuar nga sulmet ruse, tha presidenti Volodymyr Zelensky, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe ujë me afrimin e dimrit.

Sergey Kovalenko, kreu i YASNO për Kievin, tha se punëtorët po përpiqen të përfundojnë riparimet përpara se të mbërrijë i ftohti i dimrit.

“Unë do të doja që të gjithë ta kuptojnë: ukrainasit ka shumë të ngjarë të vuajnë nga mungesa e energjesisë me ndërprerje të shumta deri në fund të marist,” tha Kovalenko në një postim në faqen e tij në Facebook.

Ekzistojnë gjithashtu parashikime të ndryshme për zhvillimin e kësaj situate, dhe ato varen plotësisht nga sulmet e Rusisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!