FOTO/ Ju ka marrë malli për “Rebelde”? Grupi shumë i dashur ribashkohen sërish

schedule17:30 - 21 Nëntor, 2022

schedule 17:30 - 21 Nëntor, 2022

‘Rebelde’ është një ndër telenovelat më të shikuara në Shqipëri. Ndonëse ka plot 14 vite nga trasmetimi, ajo zgjon shumë nostalgji ende sot. Madje, aktorët kryesorë ‘Roberta’, ‘Diego’, ‘Migel’, ‘Mia’, ‘Lupita’ dhe ‘Xhonavi’, kishin edhe një grup muzikor, këngët e të cilit dëgjohen kudo.

Në dhjetor të 2019, anëtarët e grupit u shfaqën pas shumë vitesh bashkë dhe në të shkruanin: “Përgjithmonë”, duke ndezur shpresat tek fansat për një ribashkim.

Pas këtij momenti, disa nga aktorët e serialit u mblodhën sërish në dasmën e Maite Perronit, e njohur në serial si “Lupita”.

Mirëpo, së fundmi, “Rebelde” janë ribashkuar sërish dhe kanë pozuar krah njëri-tjetrit të buzëqeshur në disa foto që Christian Chavez, “Xhovani” ka ndarë në Instagramin e tij. Ajo që është vënë re, është mungesa e “Migelit”, i cili nuk ka qenë pjesë e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!