Klubi durrsak i Teutës ka bërë njoftimin e rëndësishëm duke ndërprerë marrëdhënien me trajnerin e klubit, Blendi Shkëmbi.
Klubi i qytetit bregdetar ndodhet aktualisht ne vendin e fundit të tabelës së Superligës, dhe këto rezultate kanë bërë që klubi dhe trajneri të marrin një vendim të përbashkët për këtë gjë./ h.ll/abcnews.al
Njoftimi i klubit:
Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin, Bledi Shkëmbi. Bashkëpunimi me trajnerin Shkëmbi ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri e kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Shkembin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.