Abuzimi seksual i të miturës në Pogradec, dy vite më parë ishte përdhunuar edhe motra e madhe

schedule20:14 - 20 Nëntor, 2022

schedule 20:14 - 20 Nëntor, 2022

Një 12-vjeçare nga Vërdova e Pogradecit që prej muajit korrik është abuzuar seksualisht nga një 15 vjeçar që banon pranë shtëpisë së saj.

Ai hynte në banesën e saj natën, abuzonte me të dhe largohej. E mitura rrëfen për abc se kishte djali e kërcënonte dhe kishte frikë t’ju tregonte prindërve.

“Ka ndodhur 5 herë, njëherë në rrugë dhe herët e tjera në shtëpi. Nuk ju tregova prindërve se kisha frikë dhe ankth.”

Familja e të miturës jeton në kushte të vështira ekonomike. E ëma dhe I ati sipas banorëve kanë probleme të shëndetit mendor.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Përdhunimi në Pogradec, Abc shkon te shtëpia e 12-vjeçares, familjarët të sëmurë jetojnë mes skamjes

Gjithçka u zbulua në orët e para të mëngjesit të së premtes. 15 vjetari pasi abuzoi me vajzën gjeti derën e jashtme të mbyllur dhe nuk po dilte dot. Ai theu xhamin dhe derën. Prindërit të alarmuar nga zhurrma dolën jashtë, por nuk arritën ta kapnin. Në mëngjes denoncuan në polici. Kur vajza u morr në pyetje tregoi se 15 vjecari hynte në shtëpi dhe kryente marrdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

E tronditur nëna tregon se adoleshenti është problematik më parë por mendonin se do abuzonte me të bijën.

“S’na e merrte mendja se do ndodhte kjo. Ai na shante me fjalë të këqija, me godiste burrin me gurë dhe mua.”

15-vjecari është ndaluar nga policia.

Ky nuk është rasti i pari që në këtë familje abuzohet me fëmijët. Dy vjet më parë vajza e madhe e tyre përdhunohej nga fqinji i tyre, Blerim Bizgjoni.

Duke përfituar nga gjendja e vështirë ekonomike e familje, ai e mbante në shtëpinë e tij dhe e ushqente, pasi e mitura kishte shoqe të bijën. 48-vjeçari abuzoi disa muaj me të, deri sa në shtator të 2020 vajza shkoi vetë në komisariatin e policisë të Pogradecit dhe e denoncoi. Sot ai ndodhet në burg./Abcnews.al/