Nëna e Kate është një biznesmene e suksesshme, çfarë nuk dimë për të

schedule08:36 - 20 Nëntor, 2022

schedule 08:36 - 20 Nëntor, 2022

Nëna e Kate Middleton, Carole Middleton, po kalon fazën e saj më të mirë profesionale. 67-vjeçarja zbuloi se më në fund i ka arritur qëllimet e saj në karrierë, falë linjës më të fundit të labelit të saj ‘Part Pieces’.

Këto janë koleksione të dekorimit të festës që janë pëlqyer shumë. “Më në fund përmbusha ëndrrën time për të dizajnuar koleksione për festën perfekte”, ka shkruar ajo. “Pavarësisht nëse jeni duke organizuar një festë për fëmijë apo një mbledhje festive, do të shijoni çdo moment me këto pjesë! Dekorime të gjalla dhe tërheqëse përfshijnë tullumbace, kurora për ditëlindjen e lumtur, shirita shumëngjyrësh, tavolina dhe më shumë”, shtoi ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Party Pieces (@partypieces)

Carole Middleton, pasi planifikoi festën e pestë të ditëlindjes së vajzës së saj të madhe Kate, zbuloi se furnizimet e festës në treg mungonin. Kështu filloi rrugëtimin me këtë kompani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Party Pieces (@partypieces)

Kush është Carole Middleton?

Impresionuese dhe që nuk ndalonte së ëndërruari, nëna e Kate ishte stjuardesë për British Airways. Që nga viti 1987 ajo është pronare e një biznesi të madh që tregton produkte për të gjitha llojet e festave dhe tani po zgjeron aktivitetin e saj në SHBA.

Ajo filloi nga ‘tavolina e saj e kuzhinës’ dhe biznesi i saj u rrit shpejt në atë masë saqë burri i saj la punën në British Airways për t’iu bashkuar biznesit familjar./abcnews.al