Vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi për në Bari, shkak moti i keq

schedule19:21 - 19 Nëntor, 2022

schedule 19:21 - 19 Nëntor, 2022

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se nisja nga Porti i Durrësit për në Bari do të bëhet me disa orë vonesë. Shkak për këtë janë bërë kushtet e vështira të motit.

Kompanitë e lundirmeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, sipas Autoritetit Portual.

Njoftimi:

Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali) se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet me disa orë vonesë. Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe sapo të kemi një njoftim për normalizimin e situatës, do e bëjmë të ditur në vijim. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!