Shtëpia ishte kthyer në bazë për shitjen e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

schedule14:02 - 18 Nëntor, 2022

schedule 14:02 - 18 Nëntor, 2022

Dy shqiptarë janë arrestuar në Lodi Itali, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Efektivët e policisë në Lodi, identifikuan një banesë ku viheshin re vajtje-ardhje të vazhdueshme të personave jo rezidentë.

Pasi njëri prej personave që banonte në ndërtesë u ndalua nga policia, u konstatua se po i shpërndante kokainë dy klientëve të tij, gjithashtu me kombësi shqiptare.

Gjatë kontrollit në shtëpi policia i gjeti 37 gramë hashash, 17 marihuanë, 22 kokainë, dy peshore dhe 670 euro, sipas medieve italiane. 

Më pas dy shqiptarët, njëri prej të cilëve ilegal në zonë, u arrestuan për trafik droge dhe u dërguan me urdhër të prokurorisë së Lodit në burg.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!