Rama i përgjigjet Berishës: Kompania e Alabbar e mirëpritur edhe në Kroaci

schedule21:42 - 17 Nëntor, 2022

schedule 21:42 - 17 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur edhe një herë akuzave të opozitës sa i përket projektit të Portit të Durrësit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se kompania “Eagle Hills” e Muhammed El Alabbar e cila do të ndërtojë Portine  Durrësit është e mirëpritur edhe në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”.

Siaps tij ky investim do të jetë sa një e katërta që kompania e Alabbar do të investojë në Shqipëri.

Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat”, shkruan Rama në twitter.

Kujtojmë që opozita dhe kreu i PD, Sali Berisha e kanë cilësuar Portin e Durrësit si një aferë të madhe korruptive, ku do të bëhet pastrim parash.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!