Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Rusia mban “përgjegjësinë përfundimtare” për raketëm që ra në Poloni mbrëmjen e së martës, duke vrarë dy persona.
Hetimet pritet të përcaktojë se nga është lëshuar raketa.
“Sido që të jetë përfundimi i hetimit, ne tashmë e dimë palën që mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë ngjarje tragjike: Rusia ,” tha Sekretari i Shtetit i SHBA nga Bangkok, përpara samitit të udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor. (APEC)
“Ajo që ne shohim çdo ditë sot është Rusia që hedh raketa në Ukrainë, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën e saj kritike,” tha kreu i diplomacisë amerikane.
“Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën,” shtoi ai.
Anthony Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara ” nuk kanë parë asgjë për të kundërshtuar ” rastin e paraqitur nga Varshava, sipas të cilit raketa ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës .
Ministri i jashtëm, i cili u takua gjatë ditës me homologun e tij ukrainas Dmitry Kuleba, tha se Uashingtoni ” vazhdon të vlerësojë situatën dhe të ndajë informacione të reja ” në lidhje me incidentin me Kievin.
Sekretari amerikan i shtetit tha gjithashtu se fakti që Rusia pranoi të rinovojë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi është një tregues se Moska mendonte se bota nuk do të pranonte asnjë refuzim për ta zgjatur atë./Abcnews.al/