Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Vangjush Dako fitoi kur PD ishte në pushtet

schedule20:22 - 24 Qershor, 2019

schedule 20:22 - 24 Qershor, 2019

Në mitingun përmbyllës në Durrës, kryeministri Edi Rama u ndal të flasë për punët Vangjush Dako ka bërë për këtë bashki. Ai kujtoi se kreu aktual i Bashkisë së Durrësit arriti të fitonte në kohën kur PD ishte në pushtet edhe pse kishte skuadrën më të mirë në histori. Rama theksoi se në Durrës do të mbeten veprat dhe punët që Vangjush Dako la pas.

“I mësuar prej jo pak kohësh një mbështetje që një dekadë më parë do të ishte një ëndërr e bukur, por e parealizueshme në dukje dhe që sot është një realitet në radhë të parë falë Vangjush Dakos. Vangjushi e nisi rrugëtimin për të drejtuar Bashkinë e Durrësit duke fituar me një grusht votash dhe më pas falë provave të prekshme që iu dha qytetarëve duke fituar në mënyrë bindëse dhe më pas akoma duke fituar në mënyrë triumfuese. Ajo që sot duhet thënë shumë qartë që ta dëgjojnë që të gjithë është se kush përpiqet sepse normalisht nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të shtojë baltën mbi Vangjushin dhe Bashkinë e Durrësit, nuk do që qytetarët të kujtojnë diçka, në Durrës Vangjushi ka fituar kur në pushtet ishte Saliu me të gjithë skuadrën më të mirë që ka pasur PD në historinë e saj dhe me të gjithë mekanizmat e pushtetit që ju e dini shumë mirë si përdoreshin në kohën e Saliut dhe pa diskutim me të gjitha format e mbrapshta për të cilat si për çdo gjë tjetër, nga të akuzuar ata janë kthyer në akuzues.

Tani a ka njeri normal, a ka njeri që arsyeton që e njeh sadopak historinë dhe politikën e këtij vendi që mund të mendojë se njeriu dhe partia këtu në Durrës që mundën Saliun me të gjithë skuadrën e vet me të ndjerin Sokol Olldashi, i cili ka qenë përfaqësuesi politik këtu, kur ata ishin në pushtet u dashka të blejë vota për të mundur Lulin me Gridën dhe me Salianjin. Domethënë e thënë ndryshe këtu në Durrës. Të kesh mundur Sokol Olldashin, një nga figurat më të spikatura, një orator dhe një njeri i njohur për forcën e larmishme në fushatë elektorale kur partia e tyre ka qenë në pushtet dhe të akuzohesh se ke blerë vota për të mundur Oerd Bylykbashin. Ajo që mbetet në gjithë këtë rrugëtim përballë lumit të baltës është puna, ajo që mbetet janë veprat dhe pa asnjë dyshim Durrësi do ta kujtojë me gjithmonë e më shumë respekt, me gjithmonë e më shumë admirim periudhën kur Vangjush Dako drejtoi bashkinë falë gjurmëve që janë kudo në këtë qytet duke filluar nga ky shesh”, tha Rama.

Kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Durrësit është Valbona Sako. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!