Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Urbani i muzikës”, instrumentistët e ansamblit u dhuruan koncert live pasagjerëve

schedule16:11 - 24 Qershor, 2019

schedule 16:11 - 24 Qershor, 2019

Udhëtimi i pasagjerëve në disa linja urbane në kryeqytet ishte i veçantë. Qytetarët shijuan koncert  live nga artistët e Ansamblit në kuadër të muajit të muzikës. “Urbani i muzikës”, iniciativë e Ministrisë së Kulturës do të vazhdojë deri më 30 qershor.

Kanë mbetur pak ditë nga mbyllja e muajit të muzikës. Urbani i muzikës vazhdon pas herës së parë në linjën e Kinostudios.  Artistët priten jo, pak por 60 minuta në stacionin  tek  Parku Rinia, pasi autobusë ishin plot me pasagjerë dhe nuk kishte hapësirën e nevojshme që ata të interpretonin.

Më pas ndryshuan urban, në linjën e Kristalit. Qytetarët shijuan  ritmet e muzikës.

Për këta udhëtarë kjo ishte  një ditë ndryshe, por mjaft interesante, madje do të donin që aktivitete të tilla  të përsëriteshin më shpesh.

Muzikantët  nuk preferuan të shprehen, vendin e fjalëve e zunë tingujt muzikorë, të cilet u shijuan nga qytetarët e pranishëm në autobus .

Kjo ide mori jetë nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do ta vazhdojnë me linja të ndryshëm të urbanit deri më 30 qershor. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!