Dyert e Old Trafford janë gati të mbyllen përgjithmonë për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez tani është shkëputur përfundimisht me mjedisin e Manchester United pas intervistës me Piers Morgan në të cilën portugezi qëlloi me armë drejt klubit dhe trajnerit Erik Ten Hag.
Ronaldo përjashtohet nga grupi WhatsApp i Manchester United
Ndërsa pritej që kompania të merrte masat zyrtare, duke përfshirë një gjobë dhe përfundimin e mundshëm të njëanshëm të kontratës deri në qershor 2023, dhoma e zhveshjes së Djajve të Kuq do të kishte marrë një qëndrim të qartë dhe përfundimtar. Në fakt, siç raportohet nga Indykaila News, Ronaldo është përjashtuar nga grupi WhatsApp i ekipit, një vendim i marrë nga administratorët Harry Maguire dhe Scott McTominay. /G.D abcnews.al/