Detaje të reja të historisë së madhe të dashurisë.
Antonella është një mikeshë e fëmijërisë së Lionel Messit, të dy vijnë nga i njëjti qytet argjentinas i Rosario. Antonella është motra e mikut më të mirë të Leos.
Në fillim të viteve 2000, Messi u largua për në Evropë, ndërsa Antonella qëndroi në Rosario. Ajo u trajnua si dhe punoi për një kohë të gjatë në një palestër për femra.
Më parë u raportua se bashkëshortët e ardhshëm nuk kanë komunikuar fare deri në vitin 2009, por rezultoi se nuk ishte kështu.
Ja çfarë tha Leo për marrëdhënien e tyre në distancë kur u nis për në Katalonjë:
“E njoh Antonelën që në moshën shtatë vjeçare. Kur mbërrita në Barcelonë [si adoleshent], nuk kishte asnjë mënyrë për të komunikuar vazhdimisht. Flisnim një herë në javë dhe ishin telefonata të shkurtra, kështu që nuk kushtonte shumë para. Por gjithë jetën e kisha Antonelën në kokë”.
Tani Leo dhe gruaja e tij po rritin tre djem: Thiago lindi në 2012 në Barcelonë, Matteo, tre vjet më vonë, dhe më 10 mars 2018, lindi djali i tretë, Ciro. /G.D abcnews.al/