Biden premton: Nuk do të ketë asnjë Luftë të Ftohtë me Kinën

schedule18:05 - 14 Nëntor, 2022

schedule 18:05 - 14 Nëntor, 2022

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka premtuar se nuk do të ketë “Luftë te re të Ftohtë” me Kinën, gjatë takimit që zhvilloi sot me presidentin kinez, Xi Jinping. Ndër të tjera Biden tha se nuk beson se Kina do të pushtojë Tajvanin.

Takimi i Biden me homologun kinez ishte takimi i parë mes dy liderëve të superfuqive që kur Biden mori drejtimin e presidencës amerikane. Dyshja u takua në Bali, një ditë përpara samitit të liderëve të G20 në ishullin indonezian. Në një takim tre-orësh të mbajtur në një hotel luksoz menjëherë pas mbërritjes së Xi, liderët diskutuan një gamë të gjerë temash, përfshirë Tajvanin.

Tensionet Kinë-SHBA u rritën në gusht kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin, shkruan BBC. Kina u përgjigj me stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth ishullit, duke shkaktuar frikën e një konflikti të mundshëm midis SHBA-së dhe Kinës.

Javët e fundit zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Kina mund të përshkallëzojë planet për të pushtuar Tajvanin./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!