Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Kemi ndërtuar një miqësi të shkëlqyer

schedule17:17 - 24 Shtator, 2026

schedule 17:17 - 24 Shtator, 2026

Presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij mbërritën të enjten në Shtëpinë e Bardhë, ku u pritën nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump.

Xi dhe Trump u përshëndetën me një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje, përpara se të hynin në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet mes dy liderëve. Takimi vjen më shumë se një dekadë pas vizitës së fundit të një presidenti kinez në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit, të dy liderët pritet të mbajnë deklarata, ndërsa më vonë të enjten do të marrin pjesë edhe në një darkë zyrtare. Sipas programit të parashikuar, nuk do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp dhe as pyetje nga gazetarët.

Në nisje të takimit, Trump tha se Xi Jinping është lideri i parë kinez që kryen dy vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se “shumë gjëra kanë ndryshuar” që nga vizita e fundit e Xi në SHBA.

Trump foli gjithashtu për marrëdhënien personale me presidentin kinez, duke deklaruar se që prej zgjedhjes së tij të parë në vitin 2016, mes tyre është ndërtuar një “miqësi vërtet e shkëlqyer”, të cilën e lidhi me respektin e ndërsjellë dhe interesat e dy popujve.

Presidenti amerikan përmendi edhe disa prej vendeve ku ai dhe Xi janë takuar ndër vite, përfshirë Gjermaninë, Argjentinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Pekinin dhe Palm Beach.

“Jam shumë krenar” për marrëdhëniet SHBA-Kinë, tha Trump, duke vlerësuar atë që e cilësoi si “hapa të jashtëzakonshëm” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë zhvillohet në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit, ndërsa dy fuqitë ekonomike kanë interesa të përbashkëta, por edhe mosmarrëveshje në disa fusha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!