Teuta-Erzeni është mbyllur me rezultatin 1-2.
Kjo sfidë ka qenë vërtetë një derbi ku nuk kanë munguar emocionet, golat dhe rastet e shumta gjatë këtij takimi.
Të tre golat u shënuan gjatë pjesës së dytë, me Lorenco Vilën që shënoi i pari duke kaluar Teutën në avantazh gjatë minutës së 48-të.
Goli i barazimit nuk vonoi, pasi në minutën e 54-të Amir Kahrimanovic shënoi për Erzenin. Patik Nonato ishte ai që shënoi golin e përmbysjes në minutën e 69-të pas një aksioni tepër të bukur, ku Ilirid Ademi asistoi për brazilianin i cili nuk gaboi përpara portës.
Kjo fitore mundësoi që Erzeni të ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa Teuta në vendin e fundit me 8 pikë./ h.ll/abcnews.al