Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Greqi, humbet jetën 40-vjeçari shqiptar

schedule11:35 - 23 Qershor, 2019

schedule 11:35 - 23 Qershor, 2019

Një shqiptar 40-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të rëndë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:30 të mëngjesit të kësaj të diele në Trikala, raportojnë mediat greke. Sipas tyre, automjeti me të cilin udhëtonin shqiptarët u përplas me një shtyllë betoni. Në vendngjarje mbërritën policia, ambulanca dhe zjarrfikësit.

Këta të fundit nxorrën nga automjeti i dëmtuar trupin e pajetë të shoferit shqiptar dhe pasagjerin që kishte mbetur i plagosur, gjithashtu shtetas shqiptar 40 vjeç. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimës. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë çka solli edhe humbjen e kontrollit të automjetit./tvklan.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!