Deputeti rus: Objektiv i ushtrisë ruse, të arrijë kufijtë e Ukrainës me Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë

schedule18:18 - 12 Nëntor, 2022

schedule 18:18 - 12 Nëntor, 2022

“Objektivi kryesor” i Kremlinit është që trupat ruse të arrijnë në kufijtë e Ukrainës me Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë, ka pohuar deputeti rus Andrey Gurulyov.

Në një intervistë në televizionin shtetëror rus, të publikuar nga Francis Scarr i BBC-së, Gurulyov tha se është e rëndësishme që zhvillimet e fundit të shihen me kujdes, pasi forcat ruse u tërhoqën nga Kherson, shkruan Sky News.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai shkruan: “Nëntori është relativisht i ngrohtë, duke përfshirë edhe Ukrainën. Mund t’ju siguroj se në maksimum dy deri në tre javë do të ketë me siguri kudo temperatura nën zero. Do të jetë shumë e pakëndshme në të gjitha qytetet e mëdha dhe ato të vogla! Praktikisht, kudo në Ukrainë. Sot, sistemi i tyre energjetik vazhdon të shkatërrohet sistematikisht, që nga rrugët, që janë një nga faktorët kryesorë të suksesit tonë të ardhshëm dhe përgatitjeve për ofensivën.”

Gurulyov vazhdoi duke thënë se nuk ka “asnjë alternativë tjetër” përveçse që trupat e Kremlinit të arrijnë në kufirin me Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë.

“Është thjesht e pashmangshme! Nuk ka alternativë tjetër! Ne do të arrijmë atje të gjithë njësoj. Është vetëm çështje kohe!”, tha deputetit rus./abcnews.al/