Rusia i ndalon hyrjen në vend motrës dhe vëllezërve të Biden

schedule22:23 - 11 Nëntor, 2022

schedule 22:23 - 11 Nëntor, 2022

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se ka ndaluar hyrjen në Rusi 200 shtetasve amerikanë, përfshirë motrën dhe dy vëllezërit e presidentit amerikan Joe Biden, në përgjigje të sanksioneve personale nga Uashingtoni.

Ministria tha se ka ndaluar hyrjen e Valerie Biden Owens, James Brian Biden dhe Francis William Biden, raporton Al Jazeera.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre ishte gjithashtu e përfshirë në listë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!