Zgjedhjet afatmesme, Trump sulmon guvernatorin e Florida-s: I mungon besnikëria

schedule09:36 - 11 Nëntor, 2022

schedule 09:36 - 11 Nëntor, 2022

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis. Trump nënçmoi politikanin duke e quajtur si një guvernator “mesatar”, që i mungonte “besnikëria”, sipas mediave të huaja.

DeSantis, 44 vjeç, fitoi në zgjedhjet e të martës, duke vulosur statusin e tij si ylli në rritje i partisë republikane.Ai pritet gjerësisht të kandidati për emërimin e partisë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Ish-presidenti, i cili ka mbështetje ne bazën e partisë do të ishte një kundërshtar i frikshëm për DeSantis, ose çdo republikan tjetër që guxon ta sfidojë atë.

Në një deklaratë të gjatë të enjten mbrëma, Trump e konsideroi guvernatorin e Floridës si një peshë të lehtë politike, i cili kishte ardhur tek ai “në formë të dëshpëruar” kur kandidoi për mandatin e tij të parë në detyrë në 2017.

/abcnews.al