Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës, e cila është e para paqësore. Veliaj i cili në zgjedhjet e 30 qershorit kandidon për një mandat të dytë, thekson se protesta e sotme e opozitës ishte provë e qartë se dhuna dhe paqja në Tiranë varet nga opozita e nga askush tjetër. “Urime PD Shqipëri & @Lulzim Basha
për protestën e parë paqësore – provë se dhuna & paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër! Një kthese fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për Zgjedhjet 2021. Ndërkohë në 30 Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2”, shkruan Veliaj në twitter. /abcnews.al