Një gjykatë në Afrikën e Jugut ka dënuar një burrë për më shumë se 90 përdhunime, disa prej të cilave përfshinin fëmijë, sipas mediave të huaja.
Një gjykatë në Palm Ridge, pranë Johanesburgut, e dënoi 38-vjeçarin Nkosinathi Emmanuel Phakathi për shënjestrimin e nxënëseve dhe gjithashtu për detyrimin e fëmijëve që ta shikonin atë të kryente përdhunimet gjatë një periudhe 9-vjeçare midis 2012 dhe 2021.
Ai nisi sulmet ndaj viktimave të tij kur ata shkonin ose ktheheshin nga shkolla ose puna, në mëngjes ose në mbrëmje.
Disa i sulmoi në shtëpitë e tyre.
Ai shtirej si një elektricist që shkonte për të rregulluar pajisje të ndryshme shtëpiake dhe i përdhunoi ato.Në disa raste, kur dhunonte disa persona në të njëjtën kohë, detyronte tjetrin të shikonte.
Shumica e viktimave të tij ishin nxënëse, më e vogla 9 vjeç dhe më e madhja 44 vjeçe, sipas prokurorisë. Phakathi i kreu krimet e tij në Ekurhulent ose rreth tij, në lindje të Johanesburgut, midis viteve 2012 dhe 2021.
Ai u arrestua marsin e kaluar pasi u përpoq të kthehej në shtëpinë e një prej viktimave të tij, thanë prokurorët. 38 vjeçari u dënua për 90 akuza për përdhunim, për 43 rrëmbime, dy sulme dhe katër grabitje.
Dënimi i tij pritet të caktohet në fillim të dhjetorit. Vendimi vjen një javë pasi presidenti i Afrikës së Jugut tha se dhuna seksuale duhet të konsiderohet si “pandemia” kryesore që prek vendin.
Shifrat e policisë tregojnë se përdhunimet dhe deliktet seksuale u rritën me 13% midis 2017-2018 dhe 2021-2022, ndërsa vrasjet e grave u rritën me 52% në tre muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Presidenti shprehu keqardhjen e tij që pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve publike, dhuna ndaj grave dhe fëmijëve ka arritur një nivel shumë të lartë.
/abcnews.al