Rama për Metën: Bëri gabim fatal, nxiti dhunën

schedule11:23 - 21 Qershor, 2019

schedule 11:23 - 21 Qershor, 2019

Një ditë pas mitingut në Shkodër, ku kryebashkiakia demokrate tentoi të bllokonte aktivitetin e kryeministrit, Rama ngre pyetjen se cdo të ndodhte nëse kryebashkiakët socialistë do të bllokonin takimet e Bashës. Kreu i qeverisë thekson se Presidenti nuk ka thënë asnjë fjalë për dhunën edhe pse e ka nxitur atë.

“Është shëmbëlltyra e pisllëkut”, tha Rama.

Me këto fjalë për Voltana Ademin, e nis bisedën kryeministri Rama me banorë të njësisë numër 6. Kreu i qeverisë ngre një pyetje, nëse të njëjtën gjë do t’ia bënin Bashës 34 kryebashkiakët socialistë.

 

“Imagjino tja bëjnë qytetet e tjera PD, është skandal”, tha Rama.

I pyetur nga banorët për veprimet e Presidentit të Republikës, Kryeministri e cilëson Metën si një figurë komplekse, që në këtë rast ka nxitur dhunën.

“E bëri për të nxitur dhunën dhe ka gjithë këto ditë nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës. Është gabim fatal për të, nuk e bën kurrë një president republike këtë. Është si hëna herë është plotë e herë e qorruar komplet”, tha ai.

Të gjithë aksionin opozitar e konsideron sërish si një luftë ndaj drejtësisë së re./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!