Presidenti amerikan, Joe Biden ka folur rreth zgjedhjeve në SHBA, duke theksuar se ka ardhur koha për të mbrojtur demokracinë.
Ky është apeli që ai bëri në Maryland, në mitingun e fundit para votimit.
“Ne e dimë në thelb se demokracia jonë është në rrezik, por ne do të jemi atje. Fuqia në Amerikë është aty ku ka qenë gjithmonë, në duart tuaja, në duart e popullit,” tha presidenti amerikan.
Biden më pas vuri në shënjestër republikanët dhe tha nëse ata marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve “ata do të zhdukin gjithçka që sapo kemi bërë”.
/abcnews.al