Pas Vaut të Dejës Kryeministri Edi Rama u ndal në Shkodër për të prezantuar kandidatin socialist Valdrin Pjetri për këtë bashki. Pavarësisht tensioneve nga mbështetës të opozitës që nuk donin të lejonin Kryeministrin Rama për mitingun elektoral, ai vazhdoi axhendën e tij.
Duke bërë krahasimin me Vlorën, Rama premtoi se në 4 vitet e ardhshme do të bëjë më shumë për Shkodrën.
“Ishte koha për të hapur një kapitull transformimi dhe kushdo e sheh Vlorën sot e ka të vështirë ta njohë, sot ju them gjithë shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshme është sfida ime personale për të bërë sëbashku me Valdrinin më shumë se në 30 vitet nën drejtimin tyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe dhe nuk dinë dinë më çfarë të ofrojnë tjetrë përveç kërcënimeve, shantazheve, molotovëve dhe kaosit”.
Ai akuzoi kryetaren Voltana Ademi si drejtuesen më të paaftë të ulur ndonjëherë në bashkinë e Shkodrës, por edhe që dashuron molotovin
“Më vjen shumë keq që nuk na u dha mundësia që drejtuesit më të paaftë që është ulur ndonjehrë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të djathtë në të gjitha vitet e shtetit shqiptar që nga koha kur është hapur zyra e një kryetari bashkie, komiteti ekzekutiv, apo komune t’i jepnim ndëshkimin e merituar me votë. Kjo nuk është në dorën tonë, këtë nuk e zgjodhëm ne ky nuk ishte as plani dhe qëllimi ynë”.
Sipas tij ky është plani i Bashës, Berishës, Metës e Kryemadhi që kanë frikë drejtësinë
“Ata kapitulluan përpara fillimit të betejës zgjedhore se plani i tyre nuk ka lidhje me Shkodrën, me të ardhmen dhe Shqipërinë është plani i 4 njerëzve në një hall shumë të madh me drejtësinë që po vjen dhe me disa që verbërisht i ndjekin nga pas pa ditur ku do shkojnë. Nëse ne do të ishim apo unë do të isha njeriu që ata po përpiqen të pikturojnë dy vjet më parë e kishim mundësinë që të hynim në zgjedhje pa ata se 2 vjet më parë u përsërit e njëta histori”. /abcnews.al