FORMACIONET/ Broja në bankinë në derbin e Londrës, si rreshtohet Chelsea dhe Arsenali

schedule12:59 - 6 Nëntor, 2022

schedule 12:59 - 6 Nëntor, 2022

Në orën 13:00, në stadiumin “Stamford Bridge”,  pritet të startojë derbi i Londrës, Çelsi-Arsenal, e vlefshme për javën e 15-të në Premier Ligën angleze.

Blutë e Londrës duan kthesën e rezultateve, teksa fitorja u mungon prej 3 ndeshjesh.

Ndërsa “topçinjtë” e Mikel Artetës synojnë tre pikët për tu ngjitur në krye të renditjes.

FORMACIONET ZYRTARE –

ÇELSI – (4-3-3): Mendi; Azpilikueta, Tiago Silva, Çalobah, Loftus-Çik; Zhorzhinjo, Maunt, Kukureja; Haverc, Obamejang, Sterling. Trajner: Graham Poter.

ARSENAL – (4-2-3-1): Ramsdejl; Uajt, Saliba, Gabriel, Zinçenko; Tomas Parti, Xhaka; Saka, Odegard, Martineli; Gabriel Zhezus. Trajner: Mikel Arteta.

/abcnews.al/