NATO: Serbia e Kosova të parandalojnë përshkallëzimin, KFOR-i mbetet vigjilent

schedule21:01 - 5 Nëntor, 2022

schedule 21:01 - 5 Nëntor, 2022

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se Serbia e Kosova duhet të tregohen të përmbajtshme dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.

Këto deklarime, Geoana i bëri pas një bisede që pati me emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Bisedova me Përfaqësuesin Special të BE-së, Mirsolav Lajçak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës”, ka shkruar Geoana, transmeton Klankosova.

Tutje, ai tha se KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!