Gerard Pique nesër do të luajë ndeshjen e fundit të karrierës së tij në Camp Nou me Barcelonën përpara se t’i thotë lamtumirë dhe futbollit aktiv.
Tashmë katalanasit mendojnë për të ardhmen duke identifikuar zëvendësuesin e tij.
Sipas Mundo Deportivo, në fakt, në janar Barcelona do të synojë Inigo Martinez, të cilit i skadon kontrata me Athletic Bilbao në fund të sezonit. /G.D abcnews.al/