Shqiptari që dashurohet me serben, aktori tregon çfarë i tha Eduart Grishaj: Më mori në telefon

schedule10:20 - 4 Nëntor, 2022

schedule 10:20 - 4 Nëntor, 2022

“Sofia” është filmi më i ri në kinematografinë shqiptare me regjinë e Eduart Grishaj, i cili dy ditë më parë kishte premierën.

Aktori kryesor është Antonio Kodrinaj, i cili në film është një shqiptar që dashurohet me një serbe. Me origjinë nga Shkodra, por i rritur në Itali, ai ka treguar sesi i erdhi oferta nga Grishaj.

Antonio u shpreh se e pranoi direkt rolin pasi pa skenarin sepse ishte historia e jetës së tij.

Unë kur kam shkuar për herë të parë në kinema, kam parë filmin ‘Gladiatori’ dhe kam vendosur të bëhem pjesë e aktrimit. Nuk kam studiuar për aktrim, e kam mësuar vetë. 

Ndihem shumë i nderuar që edhe pse jetoj jashtë regjisorët shqiptarë po më japin mundësinë të luaj filma. Me Eduartin që u bashkuam shkaku ishte Alfred Trebicka. Kur më mori Eduarti në telefon është shumë e bukur se ne aktorët që shohim është skenari. Ma tregoi skenarin dhe kur e lexova, ishte historia ime para 3 vitesh se jetoja në Amerikë dhe më morën në telefon dhe më thanë babi nuk është mirë me shëndetin. Edhe nuk munda ta refuzoja se ishte historia ime”, tha ai./abcnews.al