Alibeaj pas mbledhjes së Kryesisë: Mbështetën grupin e PD, vijojmë punën për zgjedhjet lokale

schedule21:30 - 2 Nëntor, 2022

schedule 21:30 - 2 Nëntor, 2022

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeled Alibeaj ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë e cila zgjati rreth 3 orë.

Alibeaj tha se Kryesia mbëhsteti qëndrimet e grupit të PD, dhe do të vazhdojë puna për organizimin e zgjedhjeve lokale.

Mbledhja sot, 3 orë dhe nuk mjaftonin,. kishte kohë që nuk ishte mbledhur Kryesia. Mbledhje informuese, për qëndrimin e grupit parlamentar. Kryesia unanimisht mbështeti qendrimet e Grupit Parlamentar gjatë kësaj kohe. Kryesia e mbështeti dhe tashmë do vijohet me organizmin e zgjedhjeve, të premten një tjetër mbledhje kryesie, për ecjen para në zgjedhjet lokale. Kam qenë i pari që kam mbështetur atë që bënë burrat e mençur të Mirditës. Qendrimi i grupit i mbështetur nga Kryesia mori frymëzimin nga qëndrimi i përfaqësuesve në Mirditë. kemi qenë e jemi për një kandidat fitues, të demokratëve të bazës. Duhet të shkojmë në zgjedhjet lokale për të fituar. Nuk duhet lejuar të ndikohen nga ndasia lart”, tha Alibeaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!