Ish deputetja demokrate Grida Duma ka folur në studion e Mbrëmje në ABC News për dhunën e opozitës në KZAZ, protestën e së premtes, dhe atë që pritet të ndodhë më 30 qershor.
“Ka njerëz që thonë do bëjmë diçka apo të ikim nga ky vend”. Nën këtë zë të qytetarëve ish deputetja demokrate Grida Duma ka justifikuar sjelljen e opozitës në protesta, ku sipas saj nuk ka patur asgjë më shumë veçse qëndresë dhe dhunë brenda kufirit të protestës.
“Asnjëra nga protesta nuk ka pasur gjë tjetër veç qëndresë. Edhe kur është spekuluar ka apo jo dhunë ka qenë brenda kufijve të protestës. Çfarëdo lloj shashke e hedhur nga institucionet është brenda kufirit të protestës.
Unë e mirëkuptoj pozicionin e ndërkombëtarëve. Nuk pres që ta thonë bëni revolucion apo tregohuni të ashpër për të mbrojtur demokracinë. Pozicioni i tyre ruan demokracinë.
Kulmimimin e saj PD e pati djegien e mandateve, është veprimi politik ndër më të guximshmit që ka ndodhur në 30 vite sa i përket protestës nuk do ketë asnjë kthim pas, deri sa të realizohen piketat”.
Të gjithë ne që jemi në kontakt me qytetarët se është ndërgjegjëismi për reagimin qytetar. Ne jemi më normalë, sesa vetë qytetarët. Nuk ka protestë ku unë dëgjoj nga qytetarët që duhet qëndresë, duhet forcë.
Ka njerëz që thonë do bëjmë diçka apo të ikim nga ky vend. Është kjo kërkesa që na vjen nga shumë qyetarë. Sot pas 3-4-5 muajsh jemi në situata krejt të ndryshme dhe kësaj duhet t’i njohim vlerën që ka ardh nga protesta qytetare”. /abcnews.al

