“Mos harro”, ekspozita që dëshmon krimet serbe në Kosovë

schedule16:44 - 2 Nëntor, 2022

schedule 16:44 - 2 Nëntor, 2022

Varre masive, shtëpi të djegura, përpjekje për identifikimin e kufomave. Këto janë disa prej  fotografive shkrepura 23 vite më parë nga dëshmitari okular në gjithë territorin e Kosovës përgjatë luftës.

Si moment të vështirë Ragip Zekolli kujton identifikimin e një arsimtari, përmes një dhëmbi ari.

Nëpërmjet kësaj ekspozite, historiani synon të trokasë në ndërgjegjen e atyre që kanë shkaktuar kaq shumë dhimbje e ku ende mungon falja.  

“Kjo ekspozitë dëshiroj që të trokasë  në ndërgjegjen e njerëzve që i kanë kryer këto krime. Serbia duhet të kërkojë falje për krimet ndaj popullsisë së pa fajshme”, thotë ai.

I ndodhur para shtëpisë së tij të djegur,  si fije shprese e gëzmi , tha se mori përqafimin  e qenit besnik. Ai bën thirrje që të identifikohen 1600 të zhdukur

Ky cikël fotografish më herët është prezantuar në Kosovë, tashmë në Muzeun Historik Kombëtar , më pas do të rrugëtojnë në Maqedonin e Veriut dhe Bruksel. /abcnews.al