EMRAT/ Identifikohet familja shqiptare që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

schedule14:13 - 31 Tetor, 2022

schedule 14:13 - 31 Tetor, 2022

Një aksident tragjik në Itali ju ka marrë jetën 4 shtetasve shqiptarë, nënës dhe 3 fëmijëve.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane makina me të cilën udhëtonte 22-vjeçarja shqiptare dhe bashkëshorti i saj është përplasur me një shtëpi të braktisur në rrugën Via Emilia midis Cade dhe Villa Gaida, dhe për pasojë ka humbur jetën e reja dhe 3 fëmijëtq ë ndodheshin në mjet.

Mediat kanë zbardhur dhe emrat e viktimave që kanë humbur jetën nga aksidenti i tmerrshëm, të cilët janë 22-vjeçarja Shane Hyseni dhe djalin e saj 2-vjeçar Mattias Hyseni si dhe për motrën dhe vëllain e saj, 8-vjeçaren Rejana Hyseni dhe 11-vjeçari Resat Hyseni. Mësohet se ata banonin në Reggio Emilia.

Ndërkohë, shoferi i automjetit, bashkëshorti i Shane Hysenit, mbeti i plagosur rëndë dhe momentalisht ndodhet në terapi intensive.

Drejtuesi i makinës tip “Fiat Stilo”, ishte nisur në drejtim të Sant’Ilario, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi. Policia po heton shkaqet e aksidentit, por sipas të dhënave paraprake mësohet se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi.

/Abcnews.al/