Rusia dhe Ukraina këmbejnë përsëri të burgosurit

schedule20:51 - 30 Tetor, 2022

schedule 20:51 - 30 Tetor, 2022

Ekipet mjekësore të gatshme të ofronin ndihmë për ushtarët e liruar nga burgu, pasi disa prej tyre janë të plagosur ose kanë probleme shëndetësore. 22 shtator 2022.

Ekipet mjekësore të gatshme të ofronin ndihmë për ushtarët e liruar nga burgu, pasi disa prej tyre janë të plagosur ose kanë probleme shëndetësore. 22 shtator 2022.

Ukraina dhe Rusia kanë kryer një tjetër këmbim të të burgosurve, tha më 29 tetor shef i Zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak. Sipas tij aksioni rezultoi në lirimin e 52 shtetasve ukrainas.

Ai tha se të përfshirë në këmbim janë “oficerë, mjekë, rreshterë dhe ushtarë”.

Denis Pushilin, administrator i territorit që e quan veten Republika Popullore e Donjeckut, tha se 50 persona nga secila palë u këmbyen.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 50 ushtarakë u kthyen, duke shtuar se ata ishin “në rrezik vdekjeprurës në robëri”.

Ata do të dërgohen në Moskë nga ushtria ruse për trajtim dhe rehabilitim, tha ministria.

Edhe më 11 tetor, Ukraina tha se 32 ushtarë të saj janë liruar në kuadër të këmbimit të të burgosurve me Rusinë.

Këmbimi më i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës. /REL/

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!