KAMERA E FSHEHTË/ “E kam jetën seksuale shumë të bujshme”, Rron Gjinovci në “rrjetën” e Piranjave

schedule21:25 - 30 Tetor, 2022

schedule 21:25 - 30 Tetor, 2022

Rron Gjinovci ka rënë në rrjetën e “Piranjave” këtë javë, ashtu siç ka ndodhur më parë me personazhe të tjerë të njohur.

Aktivisti me një “karrierë” të madhe, që bëri bujë kur “i përplasi” të vërtetën në fytyrë kryeministrit Edi Rama, këtë herë u gjend të pozita jo fort të mira për të.

Pa e ditur se drejt çfarë kurthi po shkonte, Rron Gjinovci hyri në studiot e Abc News, i ftuar në emision për të folur për çështjet e arsimit. Por për fatin e tij të keq, në atë moment u ndërpre energjia elektrike dhe atij iu desh të priste në dhomën e “kurthit”.

Sapo u ul, pyetjet për Rronin ishin mjaft e drejtëpërdrejta, të tipit “a bëhen orgji në organizatën ku ai bën pjesë?”

Dhe natyrisht që përgjigja e aktivistit të njohur ishte negative, një undësi e tillë përjashtohet pasi të gjithë janë si motra e vëllezër.

Megjithatë, pa kaluar as një minutë, Rroni nuk ngurroi të shpaloste tezat e tij interesante, madje shkoi deri aty sa të aludonte se heroi kombëtar, Skënderbeu, mund të ketë qenë homoseksual, natyrisht kjo e vendosur në një kontekst historik. Këto e histori të tjera, që lanë gojëhapur “Piranjat” tona.

Nga seksualiteti te nacionaliteti, Rroni mbetet pak i habitur kur “piranja” e pyet nëse është shqiptar apo serb.

Megjithatë biseda vërtitet gjithnjë te seksi, derisa Rroni nuk duron dot më dhe deklaron me krenari se “jetën seksuale e ka shumë të bujshme”.

Por më e rëndësishmja, ai nuk mund të lërë pa përmendur atë që e bëri shumë të njohur e të dashur mes shqiptarëve në Shqipëri: debatin me Edi Ramën, ku i veshur me doreza të zeza, vuri me shpatulla pas murit kryeministrin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!