Zelensky: Forcat ruse kanë kryer më shumë 30 sulme me dronë në 2 ditë

schedule08:17 - 28 Tetor, 2022

schedule 08:17 - 28 Tetor, 2022

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia ka kryer më shumë se 30 sulme me dronë në Ukrainë në vetëm dy ditë. Ai shtoi se në total, Moska kishte kryer gjithashtu rreth 4,500 sulme me raketa dhe mbi 8,000 sulme ajrore, sipas BBC.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti përdorimin e dronëve nga Rusia “të tmerrshëm”. Diplomati i lartë amerikan akuzoi komandantët rusë për përdorimin e pajisjeve për të “vrarë civilët ukrainas dhe shkatërruar infrastrukturën në të cilën ata mbështeten për energji elektrike, për ujë dhe  ngrohje” gjatë një vizite në kryeqytetin kanadez Otava.

“Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët tanë, për të penguar dhe për të kundërshtuar dërgimin e këtyre armëve nga Irani”, tha Blinken.

Gjatë javëve të fundit, forcat ruse kanë shënjestruar infrastrukturën civile të Ukrainës, duke dëmtuar furnizimin me energji elektrike dhe sistemit me ujë të vendit.

Vendet perëndimore thonë se Irani po furnizon Moskën me drone dhe se ekspertët ushtarakë iranianë ndodhen në terren në Krimenë e pushtuar nga Rusia për të ofruar mbështetje teknike për pilotët.

Kievi ka identifikuar dronët e përdorur në disa sulme në infrastrukturën e tij si drone iranian Shahed-136. Ukraina ka deklaruar se rreth 400 dronë janë përdorur tashmë nga Rusia, nga një porosi totale prej rreth 2,000 prej tyre.

Por Teherani ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme se ka nënshkruar marrëveshje me Kremlinin, dhe Moska gjithashtu mohon përdorimin e dronëve iranianë.

Të mërkurën, ministri i jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian i quajti akuzat “të pabaza” dhe i kërkoi Ukrainës “të paraqesë çdo provë që mbështet akuzat”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!