Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Von der Leyen: Sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile janë “akte terrori”

schedule13:31 - 25 Tetor, 2022

schedule 13:31 - 25 Tetor, 2022

Sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës janë “akte terrori”, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një konferencë në Berlin, shkruan CNN.

“Moska ka udhëhequr qëllimisht sulmet e synuara ndaj infrastrukturës civile, me një qëllim shumë të qartë: të pengojë aksesin e banorëve në ujë, energji elektrike dhe ngrohje me afrimin e dimrit,” tha von der Leyen.

“Këto janë akte terrori. Rusia po përpiqet të paralizojë Ukrainën, por ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, shtoi ajo.

Von der Leyen tha se Ukrainës i nevojiteshin 3 deri në 5 miliardë euro në muaj vetëm për të mbuluar kostot e vazhdueshme, të tilla si pagat e forcave të saj të armatosura, mësuesve dhe mjekëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!