“Po hetojmë dosje të nxehta”, Kraja: Kemi pasur presione dhe kërcënime

schedule11:12 - 25 Tetor, 2022

schedule 11:12 - 25 Tetor, 2022

Kreu i SPAK Arben Kraja konfirmoi për mediat se gjyqtarë dhe prokurorë të sistemit të ri të drejtësisë, janë kërcënuar, pasi ata po hetojnë dosje shumë të nxehta.

I pyetur nga gazetarët rreth lajmeve se disa prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë të GJKKO-së janë kërcënuar kohët e fundit, kraja theksoi se këta prokurorë dhe gjyqtarë janë duke hetuar dosje shumë të nxehta, mes tyre dhe të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë, dhe normalisht që ka patur kërcënime.

Pyetje: Keni nisur ndonjë hetim në lidhje me informacione që po qarkullojnë se anëtarët e GJKKO ndihen të kërcënuar nga vendimet?

Kraja: Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK po trajtojnë çështje shumë të vështira, dhe në këtë kuadër ka pasur edhe kërcënime edhe presione. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë mbrojtje nga policia. Nuk është detyrë e SPAK të bëjë verifikime të tilla.

Ndërkohë Kraja theksoi se shumë dosje janë gati në përfundim të hetimeve pasi prokurorët e SPAK po punojnë çdo ditë.

/Abcnews.al/