Në një deklaratë ditën e sotme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenky tha se raketat ruse dhe dronët e prodhuar nga Irani kanë shkatërruar më shumë se një të tretën e sektorit energjetik të vendit të tij.
Ai, megjithatë, vuri në dukje se Ukraina deri më tani nuk ka marrë “asnjë cent” të burimeve të destinuara për rindërtimin e saj, të cilat kapin vlerën e 17 miliardë dollarëve.
“Rusia po shkatërron gjithçka për ta bërë më të vështirë për ne dimrin,” tha presidenti ukrainas duke iu drejtuar konferencës, ku morën pjesë kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ndër të tjera.
/abcnews.al