Nga Gerta Vasku
Ka vijuar në ditën e tretë bojkoti i pedagogëve në këtë fillim të vitit të vitit akademik.
Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk u paraqitën sot në auditore për të dhënë leksione.
Ndërkohë që për nesër është njoftuar një tjetër formë përshkallëzuese. Të enjten pedagogët do të mblidhen në kampusin qendror të universitetit politeknik në një protestë kombëtare. Pritet të marrin pjesë pedagogë nga të gjithë universitetet publike. Është parashikuar në formën e një bojkoti total, ndërsa u ftuan dhe studentët tu bashkohen.
Lexo edhe: Viti i ri akademik nis me protestën e pedagogëve
Paralajmërimin e kryeministrit për vetting të pedagogëve, përfaqësuesit e sindikatës e cilësuan shantazh.
Numri i pedagogëve që dolën në protestë këtë të mërkurë ishte më i vogël, megjithatë bojkoti vijoi në pjesën më të madhe të fakulteteve. Pedagogët me anë të një peticioni i kanë paraqitur qeverisë 9 kërkesa, ku më e rëndësishmja mbetet rritja e pagave./abcnews.al/