Pas gati dy orësh është rikthyer sistemi TIMS në të gjitha doganat në juglindje të Shqipërisë.
Burime për Abc bëjnë me dije se për 1 orë e 40 minuta në doganën e Kapshticës, atë të Kakavijës dhe në Portin e Durrësit nuk funksiononte sistemi TIMS i cili u fik me urdhër nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Pavarësisht se sistemi TIMS nuk funksiononte për kalimin e qytetarëve u veprua manualisht dhe nuk pati probleme në krijimin e radhëve.
Kujtojmë se një muaj më parë, pati një rënie të sistemit TIMS në dogana dhe shkak ishin sulmet kibernetike. Pritet një njoftim zyrtar për të përcaktuar se çfarë problemi ka./Abcnews.al/