Një transgjinor i nënshtrohet një ndërhyrje në “Doktor Plastik”, dalin disa pamje nga momenti i operacionit

schedule14:59 - 18 Tetor, 2022

schedule 14:59 - 18 Tetor, 2022

Një transgjinor i është drejtuar “Doktor Plastik” për të zmadhuar gjoksin. Ndërkohë, nga stafi i emisionit bëhet me dije që transgjinorja, e cila është një personazh i famshëm, përveç zmadhimit të gjoksit ka bërë edhe disa ndërhyrje të tjera për t’u feminizuar.

Sakaq, janë publikuar disa momente nga operacioni i realizuar në Spitalin Amerikan nga doktoresha tashmë e famshme Rezarta Kapaj.

Theksojmë që ky edicion i “Doktor Plastik” do të jetë ndryshe nga të tjerët sepse personazhet që bëjnë ndërhyrje janë të gjithë figura të njohura për publikun.

Për më shumë ndiqni Doktor Plastik në Instagram

/abcnews.al