Një 27 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrezuar nga parashuta në Dibër . Mësohet se i riu është hedhur rreth orës 16:00 nga fshati Zimur në një lartësi mbi 1800 metra.
Gëzim Elezi pasi ka bërë rreth 10 minuta fluturim dyshohet se ka hyrë në një zonë me turbulencë ere e cila i ka ngatërruar velën duke rënë në gjendje të lirë nga një lartësi e konsiderueshme.
Ngjarja është parë nga kolegu i tij i cili është nisur i dyti. Parashutisti edhe pse u dërgua menjëherë në spital nuk ka mundur të mbijetojë. 27 vjeçari ka qene i licencuar në paragliding./ABC News Albania 24/7