Lëvizje të dyshimta, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali që shpërndante drogë

schedule14:09 - 15 Tetor, 2022

schedule 14:09 - 15 Tetor, 2022

Një shqiptar rreth 20 vjeç është arrestuar në Novara nga policia dhe akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I riu u mbajt nën vëzhgim dhe iu nënshtrua një kontrolli teksa po endej nëpër zonën e Rizzottaglia.

Lëvizjet e tij u konsideruan të dyshimta nga agjentët e skuadrës së lëvizshme.

Ai kishte me vete disa pako kokaine. Një tjetër lloj droge u gjet më pas në shtëpinë e tij me një total prej rreth 110 dozash. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!