Për burg janë anëtarët e KQZ sipas Oerd Bylykbashit pasi nuk mund ta shfuqizojnë dot dekretin e Presidentit. Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin, ish-deputeti tha se dekreti i Presidentit Ilir Meta është në fuqi, ndërsa Rama sipas tij do të përpiqet që të gjejë një gjykatë ku të shfuqizojë dekretin.
“Sa kohë ka një dekret që është në fuqi sot, i cili shqyrtohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese Edi Rama do tentojë të kapë një gjykatë se ku do ta ankojë. Tipiken ka bërë 2001-shin Partia Socialiste. Kërkonte gjykatën për të rrëzuar një vendim apo një tjetër. Bën pazarin me gjykatën që i jep çmimin më të lirë për vendimin që i thotë “ne shfuqizojmë dekretin e Presidentin”, shqip është pazar. Dekreti i Presidentit sot është në fuqi.
Edhe këshilltari i Presidenti tha këtë gjë. KQZ-ja nuk mund të shfuqizojë dot dekretin e presidentit. Ata janë për burg. Unë e di që aty ka anëtarë që o me telefonatë largohen dhe ikin braktisin detyrën dhe janë për burg siç është rasti i zotit Biba ose ka anëtarë të cilët kanë patur edhe kurajën profesionale t’i thonë Kushtetutës që edhe Kushtetuta ndryshon me akt normativ. E kuptoni çfarë ka në KQZ.
Që të shfuqizojë, pra të injorojë KQZ-ja dekretin e presidentit është njësoj sikur KQV X të thotë ne nuk e njohim vendimin e KQZ-së. Është njësoj. Pikë dhe mbyllet historia për të treguar qesharaken dhe sa e rëndë është situata ku për shkak të interesit që ka Edi Rama ku është i gatshëm për të përdorur policinë, prokurorinë, bandat, KQZ-në, e të gjitha që të fitojë 61 bashkitë”, tha Bylykbashi./abcnews.al